Kurti: Nëna është mësuesja e parë, mësuesja e parë është nëna e dytë

Shpërndaje

“Nëse nëna është mësuesja e parë, mësuesja është nëna e dytë”, kështu deklaroi duke vlerësuar mësimdhënësit e vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nderë të ditës së tyre, 7 marsin.

Kurti i cili foli para mësuesve të shkollës fillore “Elena Gjika” në kryeqytet, tha se “Shkolla është vendi ku fëmiu për herë të parë takon shtetin”, duke ngritë lartë punën e përgjegjësitë që kanë mësimdhënësit për edukimin e shkollimin e fëmijëve.

Kurti mori lule, e piktura nga nxënësit e shkollës, të punuar enkas për të.

Në ditën e 7 marsit, kryeministri bashkë me ministren e arsimit, zonjën, Arbërie Nagavci, përuruan pllakën përkujtimore në oborrin e shtëpisë së familjes së Ibrahim Gashit, i cili gjatë viteve 90’ lëshoi shtëpinë e tij për ta shndërruar në shkollë për nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në kryeqytet.

Për Gashin, Kurti tha se “Ata që nuk e kanë njohur i gëzojnë sot frytet e kontributit të tij”.

Për këtë familje kryeministri ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.

Kryeministri Kurti në seancën solemne për nder të 7 Marsit: Na duhet një epope e arsimit, një epope që e shpall arsimin

Kryeministri Kurti për Ditën e Mësuesit: Arsimi, shkolla, është vendi ku fëmija për herë të parë e takon shtetin