Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Omer Kaleshi

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit me famë botërore, Omer Kaleshi.

Postimi i plotë:

Me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.

Me kryeveprat e tij të pikturimit ai do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës.

Nuk do ta harroj kurrë entuziazmin e tij krijues, dashurinë që kishte për vendlindjen dhe kombin të cilën e shprehte në çdo takim që kishim.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!