MaqedoniTop Lajme

Nga mesnata çmime më të lira të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,96% në raport me vendimin e datës 31.3.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 83,50 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), është 79,50 den/lit.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe t; Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 83,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 85,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU është 56,130 denarë/kg.

Nga data 2.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 95 – 83,50 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 98 – 85,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 83,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 79,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 56,130 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht për 0,957% ose për 10,250 $/ton te nafta ulje mesatarisht për 2,962% apo për 34,750 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ulje për 2,851% apo për 31,150 $/ton dhe te mazuti ulje mesatarisht për 1,510% apo për 10,750 $/ton, me ç’rast në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është kryer përshtatje përkatëse.