Nga qershori çmimi i rrymës mund të rritet për 10 për qind

Shpërndaje

Nga muaji i ardhshëm, faturat e rrymës mund të rriten për të paktën 10% për shkak të mashtrimeve që i kanë bërë një pjesë e komunave, thonë nga Komisioni rregullator, shkruan Alsat.

Kryetari i komisionit Marko Bislimovski shprehet se ende nuk ka filluar procesi i përllogaritjes së shpenzimeve që i kanë paraqitur kompanitë energjetike për çmimin e ri ndërsa tashmë vërehen shpenzimet e majme.

Sipas tij, që komunat t’i ulin shpenzimet për ndriçim rrugor, kanë themeluar ndërmarrje publike.

Përmes tyre, çmimin e rrymës e kanë paguar si amvisëri. Kanë blerë rrymë nga furnizuesi universal EVN dhe jo në tregun e lirë.

EVN nuk ka pasur rrymë të mjaftueshme për këtë qëllim dhe e ka blerë në tregun e lirë për çmim të lartë.