Ndërron jetë babai i Hysni Gucatit

Shpërndaje

Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit, kreut të OVL- UÇK-së ka vdekur sot.Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të Gucatit në rrjetin social “Facebook“.Më 18 maj 2022, Hysni Gucati bashkë me Nasim Haradinaj u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale.Hysni Gucati u dënua me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë dhe Nasim Haradinaj me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.Gucati e Haradinaj u gjetën fajtor sepse mes datave 7 dhe 25 shtator 2020 shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.Haradinaj dhe Gucati akuzoheshin se gjatë shtatorit të vitit bën 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.