Policia Kufitare e Kosovës kap në kufi mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion

Shpërndaje

Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e rreth 1620 litra vaj.

Sipas një njoftimi të Policisë, veturën po e vozistë i dyshuari M.S(shtetas serb).

Gjatë kontrollit është konstatuar se nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë.

Njoftimi nga policia:

Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë.