Zejdi e quan Bekim Salin ministër të Kopshtit Zoologjik

Shpërndaje

Kritikat e deputetit nga radhët e Alternativës, Skender Zejd Rexhepi ndaj pjesëtarëve të kësaj partie në përbërjen qeveritare nuk kanë të ndalur. Së fundi Zejdi ka cilësuar ministrin aktual të Shendetësisë si ministër të Kopshtit Zoologjik, shkruan TetovaSot.

Shkak i konfrontimit të bashkëpartiakëve ishte paraqitja e Zejdit në një intervistë televizive, ku drejtoi kritika ndaj Alternativës për mospërmbushjen e programit qeverisës.

“Nëse qeveria nuk është në gjendje në afat sa më të shkurt të përpiloj gjëra të tilla, atëherë nuk ka asnjë arsye se përse Alternativa duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Ne kemi programin për të cilin jemi zotuar, ne kemi pikat tona. Tani nuk mund t’i shohim njerëzit në sy për faktin se ne nuk arrijmë të jetësojmë qëllimet programore që i kemi. 100 ditëshi nuk është pak”, deklaroi Skender Rexhepi-Zejd, deputet i Alternativës.

Ai deklaroi se mungesa e kapaciteteve politike bien mbi udheqësinë partiake dhe mbi të gjitha mbi kryetarin e partisë, Afrim Gashi.

“Për fat të keq devijimi i idealeve politike sjell pasojat që mos jemi në gjendje t’i analizojmë ku ishim, ku jemi dhe ku do shkojmë nesër. Këto janë mungesa e kapaciteteve politike dhe që bien mbi udheqësinë partiake që I bie kryetarit të partisë.

Zejdi gjithashtu tha se kryesia nuk po realizon mbledhje në parti, por këtë deklaratë e hodhi poshtë sekretari gjeneral i Alternativës, Bekim Sali.

“Nuk mund të komentoj deklaratat të cilat shprehen në publik dhe nuk shprehen në organet partiake nga individë që nuk ka marrë pjesë një në mbledhje të partisë në lidhje me pjesëmarrjen në qeverisje. Çdo të hënë partia Alternativa ka koordinim dhe mbledhje për evoluimit të veprimit politik, nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi të mundshme të shprehur në organet partiake”, tha Bekim Sali.

Sali tha se nuk e di se ku i ka ngelur hatri deputetit. Shton se pakënaqësitë duhet të shprehen në kryesinë e lartë të partisë e jo në media. Nga ana tjetër Zejdi po mendon edhe opsionin e largimit të tij nga partia. Nëse në një subjekt të caktuar politik e sheh se kanë shterur energjitë, atëherë duhet të largohesh, u shpreh ai.

Ndaj këtij reagimi nëpërmjet profilit të tij në Facebook është përgjigjur deputeti Zejd Rexhepi duke shkruar: “Nga ministër i Shëndetësisë në Ministër të Kopshtit Zoologjik, Pasiqë veçse jemi në Kopshtin Zoologjik atëherë po flas në gjuhën dhe nivelin e tij: Ujktu e kishte ngrenë gomarin deri në gjysëm, e ky i gjori thoshte: “Inshallah jam në ëndërr”.”