Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, rundi i katërt më 4 qershor

Shpërndaje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi në Konferencën e Kryetarëve që rundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë të mbahet më 4 qershor, raporton Top Channel.

Partia Socialiste deri në orën 12: 00 të po kësaj dite duhet të depozitojë kandidaturën e më pas do të jetë Komisioni i ligjeve që do t’i dërgojë Kuvendit raportin përkatës.

Në ora 18:00 Parlamenti pritet të mblidhet në seancë të posaçme nga ku zgjidhet presidenti me vetëm 71 vota pas konsumimit pa kandidat të tri rundeve të para.

Një ditë përpara rundit të katërt të premten pasdite PS do të mbledhë Kryesinë nga ku do të diskutohen kandidaturat.

“Me ata që sot janë kundër SHBA-së, ne nuk negociojmë. Ne kemi respektuar marrëveshjen fjalë për fjalë, kemi pritur me dëshirë, qoftë listë emrash, qoftë kandidatë unik, të vijnë të depozitohen. E patët mundësinë në dy raunde. Për shkak të mungesës së komunikimit, nuk arritëm të themi çfarë mendojmë ne. Nuk di që në sekretarinë e kuvendit, të ketë ardhur qoftë një emër i vetëm që ne nuk e kemi marrë në konsideratë. Të shtunën në 18:00 dhe miqësisht ua them, unë mendoja se keni vënë mend nga bojkoti. Ne presim nëse doni të përfshiheni në këtë proces dhe të kemi dakordësi. Gati jemi,” u shpreh Balla