BDI zgjodhi kryetarët e degëve në 10 komuna

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet brendapartike. Ahmeti njoftoi se në 10 degë ku është votuar janë regjistruar 10.423 anëtarë, ndërsa kanë votuar 75 për qind prej tyre.

Kryetar dege i BDI-së në Gostivar është zgjedhur Valdet Xhaferi, ndërsa në Tetovë Faton Ahmeti. Në Bogovinë, Besnik Emshiu, në Bervenicë Arkin Jahi, Zhelinë-Emir Sulejmani, Vrapçishtë -Nebi Rexhepi, Tearcë- Nuhi Neziri, Çashkë-Nafi Durmishi, në Studeniçan Ejup Abazi, kurse në Dollnen, Xhemil Qamili.