Ahmeti: Me këtë proces demokratik shfaqëm mundësinë, rritëm vlerën dhe konkurencën

Shpërndaje

Komisioni Zgjedhor Partiak pranë Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka realizuar procesin zgjedhor brenda partiak për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, anëtarëve të degëve, këshillave vendor dhe anëtarëve të këshillave vendor në 10 degë të BDI-së edhe atë në Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë, Vrapçisht, Tearcë, Çashkë, Studeniçan, Dollnen, Gostivar dhe Tetovë.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp ka folur mbi këtë proces zgjedhor e njëkohësisht ka bërë publik emrat e kryetarëve të zgjedhor në degët e lartëpërmendura.

Në vazhdim ju sjellim të plotë fjalimin e kryetarit Ahmeti:

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur qytetarë,

Të dashur anëtar të BDI-së,

Elektorat i BDI-së,

Të nderuara mediume,

Me këtë rast, dua të falenderoj Komisionin zgjedhor partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim për drejtimin dhe menaxhimin e një procesi zgjedhor që për herë të parë instalohet jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon, një anëtar – një votë.

Unë sot jam njeriu më krenarë në këtë vend sepse kam insistuar që BDI-ja të demokratizohet, BDI-ja të bëhet pjesë e pranueshme për çdo qytetarë që ai të shoh mundësinë, të shoh garën, konkurencën, sepse kështu rritet vlera, kështu forcohet demokracia dhe sot është zhvilluar një garë brenda shtëpisë së BDI-së, këtu në këtë garë nuk ka hatërmbetje sepse përsëri je i shtëpisë, përsëri je vajzë, djal, grua, burrë i një procesi 20 vjeçar që ke siguruar fitore për 20 vite, për çerek shekulli, nuk është punë e vogël dhe nuk është punë e vogël të marish guxim të hapish procese të reja dhe zgjedhje të brendshme.

Në këto zgjedhje në 10 degë të BDI-së janë regjistruar 10.423 anëtar prej të cilëve kanë votuar 75%. Janë zhvilluar zgjedhje sot në degën e Bogovinës, Bërvenicës, Zhelinës, Vrapçishtit, Tearcës, Çashkës, Studeniçanit, Dollnenit, Gostivarit dhe Tetovës.

U zbatua demokracia e drejtëpërsëdrejti jashtë mase duke zbatuar parimin një anëtar një votë por çdo strukturë e BDIO që nga kryesia e këshillit vendor, kryetari i këshillit vendor, kryesia e degës deri tek kryetarët e degës.

Pas regjistrimit, ka filluar fushata e të gjithë kandidatëve për dy javë dhe shpalosën programin e tyre. Bashkëpartiakë, andaj sot në ditën zgjedhore anëtarët në 10 degët tona me votën e tyre zgjodhën kryetarët e degëve si vijon:

Bogovinë – Besnik Emshiu

Bërvenicë – Arkin Jahiji

Zhelinë – Emir Sulejmani

Vrapçisht – Nebi Rexhepi

Tearcë – Nuhi Neziri

Çashkë – Nafi Durmishi

Studeniçan – Ejup Abazi

Dollnen – Xhemil Qamili

Gostivar – Valdet Xhaferi

Tetovë – Faton Ahmeti

Uroj të gjithë të zgjedhurit për kryetar dege, për anëtar dege, për kryetar të këshillave vendor dhe anëtar të këshillave vendor dhe komisionin zgjedhor për zbatimin e këtij procesi.

Kjo ditë është shumë e rëndësishme për BDI-në, dy dekadat e ardhëshme i nisëm duke i prirë një procesi demokratik dhe ky proces nuk do të ndalet këtu por do të vijojë dhe në degët tjera duke e bërë BDI edhe më të fortë e më demokratike dhe më të përgjegjshme, që të jemi të qytetarëve, për qytetarët dhe me qytetarët, sigurisht që të gjithë bashkë jemi më të fortë dhe të pamposhtur.