Bekteshi: Do t’u vihet dryni marketeve që rrisin çmimet

Shpërndaje

Do t’u vëmë dry marketeve të cilët duan të përfitojnë në shpinën e qytetarëve, paralajmëroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai tha se ka kompani të cilët janë dënuar për keqpërdorim por në qoftë se vazhdon ky trend do të ketë edhe sanksione më rigoroze, raporton KlanMacedonia.

“Disa kompani duan ta shfyrtëzojnë momentin. Kam informuar Inspektoratin e Tregut dhe Odën ekonomike që çdo keqpërdorim ta denoncojnë dhe dënojnë. Nuk do të lejojme që në këtë krizë ekonomike të rritet marzha për 30% te zingjiri i supermarketeve. Ne nuk mund t’i kontrollojmë të gjitha çmimet e produkteve pasi kjo është ekonomi e hapur, deklaroi Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë

Bekteshi paralajmëroi ligj të ri i cili do të mbrojë konsumatorin.

“Të martën në seancë të Qeverisë do të miratohet Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku gjobat do të jenë shumë të larta për të gjitha praktikat e pandershme që janë në dëm të konsumatorëve. Sipas zgjidhjes aktuale ligjore gjoba mund të shkojë deri në 5000 euro apo mbyllje të biznesit , deklaroi Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë

Pas vendimit për ringrirjen e marzheve të ushqimeve bazë, çmimet e disa produkteve kanë rënë e disa janë ngritur. Inspektorati i Tregut është në terren por nuk ka konstatuar asnjë shkelje.