Cavusoglu takohet me Kurtin, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, ai thotë se me Kurtin diskutoi “për mundësitë për ta përmirësuar bashkëpunimin”.“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksuam kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.