Nesër hapet pishina e Gërmisë

Shpërndaje

Pishina e Gërmisë do të hapë sezonin veror nesër nga ora 10:00.

Nga menaxhmenti i pishinës së Gërmisë bëhet e ditur se janë kryer përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ri veror.

“Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit”, bëhet e ditur në njoftim.

Pishina e vetme në kryeqytet edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta dy euro, ndërsa për fëmijë një euro.