Regjistrimi në shkollat e mesme në Maqedoni do të bëhet online

Shpërndaje

Gjysmë-maturantët që kanë marrë dëftesën e klasës së nëntë tashmë mund të aplikojnë përmes faqes së internetit e-uslugi.mon.gov.mk duke përdorur llogaritë e tyre të krijuara në Schools.mk.

Njoftimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkences:

E kemi ndryshuar dhe thjeshtuar mënyrën e regjistrimit në arsimin e mesëm.

Tani mund ta përfundoni të gjithë procesin online!

Duke klikuar thjesht në platformën ➡️ https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe duke plotësuar të dhënat e nevojshme, aplikacioni juaj do të jetë gati për vetëm disa minuta.

🗣 Bëhuni pjesë e një sistemi modern arsimor!

📢 Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2022 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 15.06.2022 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit.

*Ky produkt është përpiluar në kuadër të projektit “Shërbime digjitale në sektorin e arsimit – faza 2”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup. Opinionet dhe qëndrimet e shënuara në këtë përmbajtje, nuk i reflektojnë opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë Britanike.

*****

Në gjimnaz, shkollë të muzikës apo edukatës fizike… Ku planifikoni të regjistroheni?

Zgjidhni shkollën që ju pëlqen më shumë dhe plotësoni aplikacionin për t’u regjistruar në të!
✅ Klikoni në linkun ➡️ https://e-uslugi.mon.gov.mk

✅ Krijoni një profil si nxënës me emailin tuaj të platformës www.schools.mk

✅ Plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara dhe bashkëngjitni dokumentet e nevojshme

✅ Shtypni APLIKO

✅ Printoni vërtetimin, të cilën më pas duhet ta dorëzoni në shkollën që keni zgjedhur