SKANDAL/ Abdylmenaf Bexheti bëhet për së dyti rektor duke shkelur ligjin

Shpërndaje

Edhe pse kandidat i vetëm Abdylmenaf Bexheti  sot u rizgjodh rektor i UEJL-së për mandatin e dytë.

“Sot, më 2 qershor 2022, në mbledhjen e 47-të të Bordit të Universitetit, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore zgjodhi Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti do të udhëheqë Universitetin për tre vitet e ardhshme. Rektori u zgjodh me shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura për emërim u zbatua në përputhje me Statutin e UEJL-së”  thuhet në njoftimin e UEJL-së.

Me rizgjedhjen e rektorit, bordi i Universitetit ka shkelur edhe statutin e Universitetit edhe ligjin për Arsim të lartë në Maqedoninë e Veriut, pasi Abdylmenaf Bexhetin e kanë rizgjedhur rektor për tre vitet e ardhëshme edhe pse ai do të jetë  mbi 64 vjet.

Statuti i Universiteti të Evropës Juglindore thotë se:

Rektorit dhe Prorektorëve u ndërpritet mandati para skadimit të periudhës për të cilën janë zgjedhur në rast se:

  1. nëse ata vetë e kërkojnë,
  2. nëse humbin në mënyre të përhershme aftësinë për ushtrimin e detyrës së rektorit, respektivisht, prorektorit,
  3. nëse i përmbushin kushtet për pension
  4. nëse shkarkohen nga detyra para përfundimit të mandatit;

Edhe ligji për të Arsim të lartë në Maqedoninë e Veriut thotë:

“Ndërprerja e mandatit të rektorit

Neni 100 (1) Mandati i rektorit përfundon para skadimit të periudhës për të cilën zgjidhet, në njërin nga rastet në vijim:

  1. nëse atë e kërkon vetë,
  2. nëse e humb përgjithmonë aftësinë e tij për ushtrimin e detyrës rektor,
  3. nëse i plotëson kushtet për pension të pleqërisë ose
  4. nëse shkarkohet nga detyra para skadimit të mandatit të tij”

Abdylmenaf Bexheti ka lindur me 2, korrik 1959 dhe tani jemi në vitin 2022 që do të thotë se ai ka 63 vjet dhe në vitin 2023 ai i mbush 64 vjet që automatikisht i ndalohet të ushtëroj detyrën e Rektorit pasi i plotëson kushtet për pensionim.

Ligji për Pensionim të pleqërisë në Maqedoninë e Veriut Neni 18 thotë:

 “I siguruari fiton të drejtë për pension të pleqërisë kur do t’i mbushë 64 vjet (mashkull), përkatësisht 62 vjet (femër) dhe së paku 15 vjet stazh pensional

Në bazë të të gjithë kësaj i bie që Abdylmenaf Bexheti  do të jetë rektor një vit dhe më pas duhet të ketë zgjedhje të rektorit pasi nëse vazhdon me ushtrimin e detyrës së rektorit të UEJL-së ai është i paligjshëm.

Nga Ministria e Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit nuk ka ndonjë reagim në lidhje me zgjedhjen e rektorit, pasi UEJL është institucion publiko-privat. /TS/