Bie çmimi i naftës, ja sa do të jenë çmimet e derivateve për sot

Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 69 centë, për benzinë 1 euro e 53 centë, derisa për gazin 0.78 centë.

Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, nafta është liruar për 2 centë ndërsa benzina për 3 centë, kurse çmimi gasit mbetet i njëjtë.

Çmimet vlejnë për sot, duke filluar nga ora 10:00.