RajoniTop Lajme

Hapja zyrtare e negociatave, reagon Yuri Kim: Hap historik dhe i shumëpritur, Amerika do ju mbështesë fuqishëm

Shpërndaje

Diplomatja amerikane Yuri Kim reagon për hapjen zyrtare të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ajo e quan një hap historik dhe të shumëpritur vendimin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në Bruksel.

Teksa ndan dhe deklaratën e presidentit Joe Biden, Kim thotë se Shtete e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin fuqishëm Shqipërinë në përpjekjet e saj për reformën e drejtësisë dhe hapat e tjerë të nevojshëm drejt anëtarësimit.

“Urime për Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme – hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen Europiane. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.