Kovaçevski: Më 19 korrik në Bruksel do të lexoj deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në konferencë shtypi në Qeveri paralajmëroi se të martën në Bruksel kur duhet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare do ta lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.

“Më 19 korrik në Bruksel, deklaratën hyrëse do ta lexoj në gjuhën maqedonase”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse gjate bisedimeve ndonjë nga shtetet e konteston gjuhën dhe identitetin dhe në rast të tillë të tërhiqemi nga bisedimet, Kovaçevski me qëndrim se një situatë të tillë nuk ka pasi në kornizën negociuese qartë është theksuar se vendi fillon bisedimet në gjuhën maqedonase.

Në lidhje me protokollin që vendi duhet ta nënshkruajë me Sofjen zyrtare, kryeministri paralajmëroi se ministri i Jashtëm, Bujar Osmani do ta informojë Republikën e Bullgarisë, ndërsa gjatë ditës edhe detajisht do ta informojë opinionin për tërë këtë proces.

“Gjatë ditës, ministri për Punë të Jashtme drejtpërdrejtë dhe më detajisht do të informojë lidhur me tërë procesin dhe qytetarët përmes mediave do të informohen edhe për procesin dhe përmbajtjen”, tha Kovaçevski.