Miratohet Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave

Shpërndaje

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me shumicë të votave të deputetëve u votua në lexim të dytë Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Projektligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave ka për qëllim përcaktimin më të qartë të procedurave të deklarimit të pasurisë, ri klasifikimi i pozitave që duhet të deklarojnë pasurinë, jo vetëm nga cilësimi i pozitave të larta publike, por edhe nga cilësimi i secilës pozitë ku ka potencial për abuzim, keqpërdorim të parasë publike dhe konflikt të interesit.

“Po ashtu përmes këtij Projektligji është paraparë rritja e bashkëpunimit të agjencisë për parandalimin e korrupsionit me institucionet relevante në lidhje me shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve në lidhje me deklarimin e pasurisë, rritja e numrit të zyrtarëve që i nënshtrohen kontrollit të plotë çdo vit si dhe ashpërsimi i masave ndëshkimore ndaj personave që nuk e deklarojnë pasurinë”, thuhet në komunikatën për media.

Projektligji ndër të tjera thuhet se mundëson deklarimin e pasurisë online me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial, të kontribuojë në ngritje të transparencës dhe do të mundësojë përcjelljen e trendëve të pasurisë së zyrtarëve publikë.

Ndryshe, në seancën e sotme edhe Projekt-kodi i Procedurës Penale ka marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/