Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

Shpërndaje

Sllovenia e përkrahë rrugën evropiane të Kosovës e gjithashtu liberalizimin e vizave.

Kështu u tha nga zyrtarë shtetëror slloven gjatë vizitës së sotme të presidentes Vjosa Osmani në këtë shtet.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë përmes një postimi në Twitter ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit slloven ndaj Kosovës, pas një takimi që patën Osmani dhe homologu i saj Pahor.

“Ministrja Tanja Fajon mori pjesë në diskutimin e sotëm mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë me ftesë të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor. Sllovenia mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së dhe në liberalizimin e vizave”, ka shkruar MPJ e Sllovenisë.

Edhe presidenti, Pahor ka thënë se vizita a konfirmon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe nënkupton vazhdimin e dialogut të rregullt politik, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal.