BotaTop Lajme

Anija me misër nga Ukraina mbërrin në portin turk Derince

Shpërndaje

Anija e ngarkuar me misër, me flamur turk, “Polarnet”, i nisur nga porti ukrainas Chornomorsk, ka mbërritur në portin turk Derince, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija e nisur më 5 gusht, pas inspektimit në Istanbul, duke kaluar nga Ngushtica e Bosforit, ankoroi në det të hapur. Më pas anija vazhdoi rrugëtimin.

Anija me 12 mijë tonë misër në orët e herët të mëngjesit nëpërmjet Gjirit të Izmitit hyri në Portin Derince.

Pas proceseve në port pritet të nisë edhe shkarkimi i misrit nga anija.

Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rihapur tre porte ukrainase për eksportin e drithit, i cili kishte ngecur për muaj të tërë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Për të mbikëqyrur eksportet e drithit ukrainas, Qendra e Përbashkët e Koordinimit në Istanbul nisi punën zyrtarisht më 27 korrik, e përbërë nga përfaqësues nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mundësuar transportin e sigurt të produkteve ushqimore dhe plehrave nga anijet tregtare.