Deri në 40 gradë temperaturat të enjten dhe të premten

Shpërndaje

I gjithë territori i shtetit të enjten dhe të premten do të jetë nën ndikim të valës së nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës që në shumë vende do të jenë mbi 35 gradë, ndërsa në pjesët juglindore edhe mbi 40 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në të gjithë territorin e shtetit të enjten dhe të premten do të jetë aktiv niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta. “Të premten gjatë natës do të ketë vranësira të shtuara me me paraqitjen e reshjeve të herëpashershme”, theksojnë nga DPHM-ja.