Rajoni

Duda Balje për mbulesën në shkolla: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Shpërndaje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur rreth çështjes së bartjes së mbulesës në shkolla.

Ajo e ka cilësuar si të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë, shkruan lajmi.net.

Balje ka deklaruar se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese.

“Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balje për Euronews Albania.

Bashkësia Islame e Kosovës, institucione të saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.