Kurti në takim me Lajçak, u largua nga seanca e Kuvendit për këtë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti është duke e zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, që nga ora 14:00.

Këtë e bëri të ditur Përparim Kryeziu, zëdhënësi i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend”.

“Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”,ka thënë Kryeziu, transmeton KlanKosova.tv.