Shpërthim në një shtëpi në Klinë, vdes një person

Shpërndaje

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në Klinë. Brenda saj është vërejtur një person pa shenja jete.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.