ASH: Fëmijët tani e 44 ditë pa libra, MASH po shkatërron arsimin

Shpërndaje

I bëjmë me dije ministrit se injoranca që po mbillni në bankat e shkollēs do ju godas dhe ju!

Mjeku i ardhshëm do jetë gjysmak se ka 44 ditë pa libra! Arkitekti i ardhshëm do jetë gjysmak se për të mbaruar plan programin në kohë ministria ka urdhëruar mësuesin e tij që ta kalojë edhe pse pa libra dhe d.m.th. dhe pa njohuri!

Gjuhët e këtij vendi do fliten e mësohen keq sepse cilësia e librave është e keqe dhe me cilësi nuk nënkuptojmë ndriçimin e letrës por përmbajtjen e tekstit!

Me mungesën e librave praktikisht ju keni mbyllur shkollat z.ministër, dhe thonë kush mbyll një shkollë hap një derë burgu!

Shkollat për të cilat veçanërisht ne shqiptarët luftuam kaq shumë, janë e drejtë e tyre absolute dhe ju as nuk keni të drejtë dhe as nuk mundeni ta mohoni!

Nga ministria kemi opsionet:

Libra plot gabime
Gjysëm librash
Fletë të fotokopjuara
Pa libra fare
Ne tani i japim këto opsione ministrit:

Botoni libra të përshtatshëm shkollorë
Botoni sa më shpejtë
Punë të mbarë
Ose pushim të mbarë dhe le të vij dikush që do dhe di ta bëj këtë punë