Aziri: Përmes subvencioneve të përfitojnë realisht edhe qytetarët jo vetëm kompanitë

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri ka reaguar rreth mënyrës së shpërndarjes së sumbvencioneve nga ana e qeverisë duke i lënë qytetarër me një anë.

Në reagimin e tij Aziri shkruan:

Këto ditë po aktivizohet e po bëhet aktuale, proçesi i sigurimit të energjisë elektrike për industrinë ushqimore me çmime më të volitshme, më konkretisht, të njëjtët të furnizohen me energji nga kompania shtetërore-furnizuesi EMV shitje (Elektranat e Maqedonisë së Veriut), me një çmim i cili do të jetë favorizues, në krahasim me atë që ofron furnizuesi universal dhe furnizuesi në tregun liberal.

Çdo ndihmë, subvencion apo lehtësim që u krijohet kompanive të industrinë ushqimore në këtë kohë të krizës ekonomike e energjetike janë të qëlluara e të mirëseardhurura, por ASH kërkon me ngulm, që këto favore që do të përfiton industria ushqimore të kushtëzohen e të reflektohen me ulje të ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore, pra të mundësohet kthimi i vlerës së çmimeve në nivelet para rritjes, të përballueshme për shumicën e qytetarëve të këtij vendi.

Nëse nuk ka kushtëzime, atëherë kjo masë favorizuese do jetë e kotë dhe pa asnjë efekt për konsumatorët e produkteve ushqimore.

ASH në disa dalje të saja publike e ka kritikuar dhe ka alarmuar se me masat e aprovuara nga ana e KRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët industrial (bizneset) në tregun universal, rritja e fundit në masë prej 50% do të shoqërohet me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Por pavarësisht këtyre fakteve e parametrave paralajmërues që i artikuluam, qeverisë së RMV, i duhej të priste gati 4 muaj, që ti marrë parasysh propozimet e sygjerimet tona.
Lidhur me këtë temë, edhe njëherë e përsërisim, se ASH kërkon që:

– edhe objektet arsimore në të gjitha nivelet (para fillor, fillor, i mesëm e ai universitar), objektet shëndetësore, qendrat për përkujdesje sociale e ato të të moshuarve, pavarësisht statusit energjetik të subjektit për furnizim në tregun universal apo atë të liberalizuar, tu mundësohet që edhe për të njëjtët të vlejnë benefitet dhe çmimet e favorizuara që do të vlejnë për industrinë ushqimore,

– ndriçimi publik i njësive të pushtetit vendor (komunat), pavarësisht statusit energjetik të subjektit për furnizim në tregun universal, të liberalizuar apo atë të mundësisë së fundit, të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi universal, dhe

– pavarësisht se u proklamua dhe ministri i ekonomisë pohon, por në realitet nuk ka gjetur zbatim e ministri gënjen, të gjejë zbatim formula për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit, ku nga çmimi mesatar mujor i energjisë në bursën HUPX të përllogaritet një vlerë shtesë prej 20 %, në vend të asaj prej 50 % që llogaritet aktualisht.