Pas reagimit të deputetit Halil Snopçe, ministri Spasovski zbaton përdorimin e gjuhës shqipe

Shpërndaje

Pas reagimit të deputetit Halil Snopçe, ministri Spasovski zbaton përdorimin e gjuhës shqipe

Në seancën e fundit për pyetje deputetësh unë i dhash vërrejtje ministrit për punë të brendshme, si dhe ministres së mbrojtjes se përse nuk e zbatojnë obligimin kushtetues për përdorimin e gjuhës shqipe. Dhe normalisht rikujtova ministrin se sipas Kushtetutës, ligjeve në fuqi të shtetit tonë, por edhe vendimeve të Qeverisë numër 121,122 dhe 124 për të cilat vetë ka votuar ministri në Qeveri në lidhje me zbatimin e gjujës shqipe, ai është i obliguar që në qoftë se unë kam parashtruar pyetje në dy gjuhë, edhe ai të më përgjigjet në dy gjuhë. Zoti nënkryetar i Parlamentit më ndërpreu në diskutimin tim duke më tërhequr vërejtjen se nuk është temë diskutimi, por unë e kundërshtova poashtu duke thënë se ministri është i obliguar të zbaton Kushtetutën dhe ai duhet të jetë shembull i zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve përpara qytetarëve të këtij shteti. Pra nëse ministrat nuk janë shembull, kush do të jetë shembull? Por, zotëri nënkryetar doli se reagimi im i atëhershëm ka qenë i arsyeshëm për shkak se po të mos ishte ai reagim, zotëri ministër mundeshte edhe kësaj radhe të mos më përgjigjet në shqip. Pra zoti ministër pas atij reagimit tim, në këtë mbledhje në mënyrë të rregulllt, ashtu siç i ka hije i ka dorëzuar përgjigjet edhe në gjuhën shqipe, të cilën e përshëndes. Pra kur paska vullnet mundeshka të përgjigjet edhe në gjuhën shqipe që është në rregull, pra nuk dëshirojmë të hyjmë pse e kështu me radhë, por kjo ndodhi pas atij reagimi dhe unë shpresoj që në të ardhmen nuk do të ndryshon kjo qasje edhe të ministrit për punë të brendshme edhe të ministrave tjerë.