Brukseli hap “qesen”: BE, 1 mld Euro për krizën energjetike në Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Europian do te akordoje rreth 1 miliarde euro per Ballkanin Perendimor me qellim perballimin e krizes energjetike.
Planin e masave do ta prezantoje vete Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ne viziten qe pritet te zhvillohet javen e ardhshme ne rajonin e Ballkanit.
Mjetet që Brukseli i planifikon për ndihmë të Ballkanit Perëndimor pritet të dedikohen për kompensimin e shpenzimeve të larta për importimin e energjisë, ne n je shume prej 1 miliarde eurosh.
“Pakoja për mbështetje energjetike do të prezantohet me ardhjen e Kryetares së Komisionit Evropian javën e ardhshme në Shkup. Para së gjithash ndihmë në pjesën e tejkalimit të problemeve aktuale në raport me furnizimin me energji elektrike dhe çmimet e larta për industrinë dhe për familjaret”.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë kërkuar kompensim nga Brukseli për çmimet e larta në bursën e energjisë elektrike, pasi Bullgaria fqinje i ka njoftuar se rregullat evropiane nuk i lejojnë që vendeve fqinje t’u shesë energji më të lirë.
Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për vendin sërish vihen në dukje vërejtjet se tranzicioni drejt burimeve të rinovueshme duhet të përshpejtohet dhe të ulet varësia nga qymyrguri, lënda e parë kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në vend.
“Në këndvështrimin e kontekstit aktual gjeopolitik Maqedonia e Veriut duhet ta përshpejtojë tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë dhe dukshëm ta ulë varësinë nga gazi”.
Duke pasur parasysh që nuk janë plotësuar në tërësi as rekomandimet e vitit të kaluar, Komisioni shton se në periudhën që vjen Maqedonia e Veriut duhet ta përfundojë sistemin e gazsjellësit, ta rrisë numrin e të punësuarve dhe kapacitetin teknik në sektorin e energjisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe të miratojë ligj për efikasitet energjetik.
Është fakt se Qeveria ka siguruar mbështetje të gjerë fiskale për biznesin në kushte të rritjes së çmimeve, por përparon ngadalë në raport me reformat e nevojshme, thuhet në raportin e Komisionit Evropian./klan maqedonia