‘Kurti në krye, Konjufca i dyti’: Votohet kryesia e re e VV’së këta janë emrat

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje sot e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje – ku edhe i ka zgjedhur strukturat e reja.

Albin Kurti do të jetë kryetar, ndërkaq Glauk Konjufca nënkryetari i parë, ka raportuar ky subjekt politik, të dielën.

E Mrika Limani Myrtaj, do të jetë nënkryetare e dytë. Ndërkaq Alim Rama sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia që e qeverisë vendin ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues.

Më poshtë i gjeni të gjitha emrat që kanë marrë pozita partiake:

Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

Sekretar Organizativ – Alim Rama

Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Ceku

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka

Anëtarët e Kryesisë që u votuan sot:

Mrika Limani Myrtaj

Dejona Mihaili

Alban Hyseni

Arben Vitia

Arbër Zaimi