“Ushtria jonë ka rënë!”, shpërthen gazetari grek: Këngë shqiptare nën uniformën ushtarake helene (Video)

Shpërndaje

“Ushtria greke ka rënë! Këngë shqiptare gjatë shërbimit në ushtrinë helene”, këto janë fjalët e gazetarit grek, Andreas Mountxouroulias, lidhur me një video që qarkullon në rrjetet sociale.

Në video duket një i ri me origjinë shqiptare, i cili këndon shqip, teksa është i veshur me uniformën e ushtrisë greke. Kjo duket se ka prekur frymën nacionaliste në gazetarit grek, shkruan abcnews.al.

Sipas tij të kënduarit shqip gjatë shërbimit në ushtrinë greke është diçka e papranueshme, e për këtë arsye ai shkruan në Twitter se ushtria helene ka rënë.

Gazetari paralajmëron se në pak ditë do të publikojë një artikull dedikuar këtij fenomeni shqetësues sipas tij.

Kujtojmë se në vitet e fundit një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë lindur dhe janë rritur në Greqi kanë marrë nënshtetësinë helene.

Advertisements

Dhe kjo me radhën e saj do të thotë se djemtë shqiptarë me nënshtetësi greke kanë shërbyer në ushtrinë helene, pasi ushtria është me detyrim në Greqi. Por fakti që ata shprehen lirshëm për origjinën e tyre gjatë shërbimit në ushtri, duket se ka shqetësuar grekët./abcnews.al.