4 vjet nga arratisja e Gruevskit! Askush nuk mban përgjegjësi, ende nuk dihet si ka ikur

Shpërndaje

Sot katër vjet më parë, ish-kryeministri dhe ish-kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia, përcjell TV21. Sipas informacioneve të atëhershme, iku përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, prej ku ka arritur në Hungari ku edhe mori azil politik.

Ende nuk është e qartë kush i ka ndihmuar të ikë, vetëm dihet se në Hungari ka hyrë sipas rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një intervistë për mediat e atjeshme, Gruevski theksoi se nga Maqedonia ka dalë shumë lehtë dhe se pushteti duhet të zbulojë nëse kufirin me Shqipërinë e ka kaluar në mënyrë ilegale apo legale. Maqedonia shpalli urdhërarrest për Nikolla Gruevskin. Deri më tani Maqedonia disa herë ka kërkuar ekstradimin e tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Gruevski në Hungari ka statusin e azilit politik.