Shtrenjtimet përballë uljes së çmimeve/ Sa do të ndikojë ulja prej 5-12% e produkteve bazë?

Shpërndaje

Kostoja e jetesës së qytetarëve gjatë muajit tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është rritur për 19.8%, tregojnë të dhënat e Entit të Statistikave, ndërsa çmimet e prodhimeve ushqimore me pakicë janë rritur për 15.4%. Megjithatë ministria e Ekonomisë pret që nga dhjetori të ketë ulje prej 5-12% në çmimin e qumështit, bukës, dhe mishit, por si duket kjo ulje është e pafuqishme përballë shtrenjtimeve reale.

Sipas përllogaritjeve të prodhuesve të bukës, ulja çmimit do të jetë përafërsisht diku 4-5 denarë. Profesori universitar, Bujamin Bela, thotë se në çdo rritje të çmimeve të produkteve, llogaritet edhe pjesa e energjisë elektrike që shfrytëzohet qoftë nëpërmjet transportit, prodhimit dhe aspekteve tjera prodhuese, megjithatë sipas tij, jo çdo shpenzim i kompanive duhet t’i faturohet qytetarit.

“Jo çdoherë kompanitë duhet faturën ose shpenzimet totale t’ia faturojnë konsumatorit final, duke pasur parasysh se kjo është një krizë e përgjithshme duhet disi në një farë mënyrë qoftë nga ana shtetit, qoftë nga kompanitë, qoftë nga ana e konsumatorit duhet që të bëhet një shpërndarje e drejtë e këtyre shpenzimeve që të mos jetë mbingarkesë sepse e shohim që ka një rritje drastike e posaçërisht për familje të cilat kanë të ardhura të ulëta që nuk janë në numër të paktë në shtetin tonë”- deklaroi profesori universitar Bujamin Bela.

Sipas tij një ulje do të vërehej në qoftë se do të përforcohej kontrolli i të gjitha institucioneve shtetërore mbi prodhuesit e produkteve bazë.

2567/ 04.00- Në këtë rast në qoftë se është nën kontroll dhe nën presion të institucioneve dhe mekanizmave shtetëror, unë besoj se do të ketë ulje të çmimeve të produkteve bazike të cilat janë në supermarkete dhe në vend shitjet e shoqërisë tonë. Unë besoj se në qoftë se aplikohet të cilin e përmenda më herët besoj se do të ndjehet drejtë për së drejti, sa do të jetë ky sensitivitet të konsumatori final në lidhje me ketë ulje është një debat tjetër”- shtoi deklaroi profesori universitar Bujamin Bela.

Për 1 vit, çmimi i bukës është rritur për 100%, kështu nëse vitin e kaluar buka shitej për 24 denarë, tani në rafte shitet për 50-60 denarë. Rritje rreth 90% ka edhe tek qumështi. Ngjashëm është edhe me prodhimet tjera ushqimore bazë, si mishi, mielli, vaji, sheqeri, orizi e prodhime tjera.

Sipas të dhënave të Entit për Statistika, është rritur edhe shporta konsumuese e një familjeje 4 anëtarësh diku për 51 mijë denarë apo rreth 800 euro, që nënkupton se një familje do të duhej të merrte tre rroga minimale prej 18 mijë denarëve.