Rama batutë me Macronin: Tani e kuptoj pse Putini dëshiron të të përqafojë

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat as në Samitin e Paqes që po zhvillohet në Paris.

Rama gjatë fjalimit të tij në hapje të Forumit ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është kurajoze që ai ka vendosur afate kohore në organizimin e një forumi të tillë, dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus, Vladimr Putin dëshiron ta përqafojë.

“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine. Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini tenton të të përqafojë”, ka thënë Rama.

Rama është bërë viral në rrjetet sociale muajin e kaluar, kur një video në të cilën shihej duke ia mbyllur sytë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Berlin, u shpërnda me të madhe.