Burri vret gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë (PAMJE)

Shpërndaje

Një grua shtatzënë, dyshohet se ka mbetur e vdekur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.

Jo zyrtarisht mësohet se gruaja është vrarë nga burri i saj.

Lidhur me rastin Syri.net Kosova ka provuar të flasë me policinë por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

****

Një vrasje ka ndodhur në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku kufoma e gruas së vrarë ende gjendet e shtrirë në oborr, ku edhe dyshohet se ndodhi vrasja.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net/.