Grubi, më në fund: Kufi i përbashkët me Shqipërinë, hap drejt largimit përfundimtar të kufijve midis nesh!

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi njëherit edhe Ministër për Sistem Politik, në një postim në facebook njofton për një Kufi të përbashkët me Shqipërinë, hap drejt largimit përfundimtar të kufijve midis nesh!

Njoftimi i plotë:

Më në fund: Kufi i përbashkët me Shqipërinë, hap drejt largimit përfundimtar të kufijve midis nesh!

Lehtësuam qarkullimin ndërkufitar me Shqipërinë, përforcuam bashkëpunimin në sferën e kontrollit kufitar dhe ia lëmë të kaluarës procedurat e panevojshme burokratike.

Një nga aktet më të rëndësishme që u nënshkruan sot në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së vendit tonë dhe asaj të Republikës së Shqipërisë është padyshim Protokolli për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë Thanë.