Halil Kastrati bashkë me banorët nga Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” vizituan Prekazin (Foto)

Shpërndaje

Halil Kastrati bashkë me banorët nga Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” vizituan Prekazin, falenderuan Bacin Rifat Jasharin bashkë me Bekim Jasharin të cilët i nderuan me mikepritjen dhe fjalët motivuese, përcjell albazone media.

Postimi nga Halil Kastrati:

Vizite ne Prekazin Legjendar
Sot bashke me banoret nga Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” ishim ne Prekaz dhe e lutem Zotin per heronjet tone
Falenderojm Bacin Rifat Jashari bashke me Bekim Jashari te cilet na nderuan me mikepritjen dhe fjalet motivuese per ne
O Zot gradoj Deshmoret me gradat me te larta

Postimi nga Bekim Jashari:

Emocione të veçanta nga vizita e banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” të cilët bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, bënë homazhe e nderime tek varri i Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve tjerë të familjes sonë.
Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme t’i shohësh të moshuarit duke shprehur gëzimin e tyre për vizitën dhe vlerësimet e tyre për luftën tonë çlirimtare.
Bashkë me mixhën Rifat kaluam çaste të bukura duke shkëmbyer tregime të shumta për historinë e familjes dhe sfidat e përbashkëta që kemi kaluar si popull deri në çlirimin e plotë nga okupatori serb.
Zoti i ruajtë të moshuarit tonë, ata punuan e sakrifikuan shumë që ne sot të jemi të dobishëm për kombin tonë.