Kurti: Astrit Dehari është aktivist që nuk shuhet kurrë

Shpërndaje

Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar homazhe pranë varrit të tij, me ç’rast u kërkua drejtësi për vdekjen e tij.

Të pranishëm ishin figura të larta të partisë, familjarë e aktivistë të VV-së. Nga aty, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa e kujtoi Deharin, e quajti aktivist që nuk shuhet kurrë.

I shoqëruar nga prindërit, gruaja dhe vajza e Astrit Deharit, Kurti ka thënë se aktivistët si puna e Astritit janë të paharrueshëm.

“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astri Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër ashtu siç Astriti e kishte Vetëvendosjen në zemër. Dhe sot Astrit e Arbënori janë të varrosur pranë njëri-tjetrit dhe në këtë gjashtë-vjetor të mbytjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit, vizituam familjen e tij dhe vendosëm lule të freskëta te varri i tij. Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë dhe i cili na bën që ne t’ia përkujtojmë rrugën për të ardhur deri këtu”, u shpreh Kurti.