Al-Nassr prezanton Ronaldon

Shpërndaje

Cristiano Ronaldo do të luajë në Arabinë Saudite. Skuadra e Al-Nassrit mbrëmjen e të premtes e ka prezantuar yllin portugez.

Futbollisti portugez ishte së fundmi pjesë e klubit anglez, Manchester United, por ai së fundmi shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën e trajtimit nga klubi.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Siç është raportuar Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro për sezon.

Ai paraprakisht ishte pjesë e Juventusit e Real Madridit.

Ronaldo është fitues i disafishtë i “Topit të artë”.

ytg