Dëmtohet busti dhe varri i Mit’hat Frashërit në Tiranë (Foto)

Shpërndaje

Disa foto të bustit dhe varrit të dëmtuar të atdhetarit të shquar Mit’hat Frashërit në Tiranë kanë dalë në rrjetet sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Bledi Mane, i cili ka publikuar foto të bustit të rrëzuar mbi pllakën e mermerit të thyer.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të pazakontë dhe nuk ka njoftim nga policia për rastin në fjalë.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, i cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018. Busti i tij u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti.