Grubi: Me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova ka formalizuar orientimin e saj properëndimor

Shpërndaje

Me aplikimin për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, Kosova ka formalizuar orientimin e saj të kahmotshëm properëndimor duke na u bashkangjitur në rrugëtimin e misioneve që garantojnë sigurinë dhe të ardhmen progresive të vendeve tona, konstaton zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

“Ky hap është triumf ndaj çdo polemike,mbi çdo tentativë destabilizimi dhe dezorientimi që synontë të mbajë të shkëputur Kosovën nga ky qëllim. Përgëzoj autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës për vendimin e ndërmarrë historik duke premtuar përkrahjen tonë të plotë mbi përvojën e deritanishme në procesin e integrimit. Bashkë drejt qëllimit për të ardhmen e sigurtë të përparimit”, shprehet Grubi.