Kasami: Zgjedhje të parakohshme si kompromis për ndryshimet Kushtetuese

Shpërndaje

Nëse pushteti do që të shtyjë përpara ndryshimet, sigurisht që duhet të jep diçka, këto janë zgjedhjet e parakohshme, këtë e tha sot kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili theksoi se nëse pushteti do mbështetjen për ndryshimet kushtetuese, duhet t’i ul në tryezë të gjithë faktorët politik për të diskutuar për të gjitha çështjet, përfshi këtu zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Kasami thekson se në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, pushteti duhet të bëjë kompromis edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të kundërtën, ai tha se do të shqyrtohet mundësia për protesta të opozitës.

“Fillimisht plani është në drejtim të informimit të publikut me të gjitha problemet që ballafaqohen qytetarët, posaçërisht si rezultat i krizës ekonomike, energjetike dhe sigurisht do të shihet mundësia që nga pranvera, nëse Qeveria nuk i dëgjon këta probleme dhe të del të ballafaqohet me qytetarët në zgjedhje të parakohshme, do të shqyrtohet, bashkërisht me pjesën tjetër të opozitës në pjesën e organizimit të ndonjë proteste, respektivisht shtypje drejt pushtetit që të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha mes tjerash Kasami.

Ndryshe, sipas propozimit francez me çka është hapur rruga e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE, deri në nëntor të vitit 2023, Maqedonia e Veriut duhet të realizojë ndryshimet kushtetuese me çka bullgarët duhet të futen në Kushtetutë, ndërsa për realizimin e këtyre ndryshimeve duhet shumicë votash prej 2/3 në Kuvend.

Pres konferenca e plotë:

Të nderuar gazetarë
Te dashur qytetarë,
Lëvizja BESA në vazhdimësi ka krijuar politikat e saja duke u bazuar në kapacitetet intelektuale dhe profesionale të cilat burojnë nga kuadrot më të mira që kontribojnë në ndërtimin e pozicioneve politike.
Pas një kohe konsultimesh të gjëra dhe sidomos duke marë parasysh thirrjes publike të lëshuar nga Kryesia e Qendrore për të ekipuar sekretariatin e departamenteve me profesionistët më të mirë, sot me kënaqësi dua të shpalos rrumbullaksimin e këtij procesi dhe të bëjmë publik ekipin me të cilin do përfaqësohet çdo departament në kuadër të sekretariatit të departamenteve.
Ky ekip i përzgjedhur nga profesionistë të vërtet të sferave të ndryshme do të jetë zëri kryesor i artikulimit të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët në të gjitha institucionet.
Drejtorët e përzgjedhur në krye të departamenteve përkatëse do ndërtojnë qendrimet politike, duke vëzhguar punën e çdo ministrie në veçanti dhe duke paraqitur kritikat ndaj pushtetit aktual por njëkohësisht duke ofruar edhe zgjidhje të problematikave të ndryshme.
Ne sot me këtë përzgjedhje në krye të drejtorive të departamenteve po prezantojmë ekip me të cilin do ofrojmë programin më të mirë zgjedhor për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare kurdo që ato të ndodhin.
Për në fund, ne duam të përçojmë mesazhin tonë se Lëvizja BESA është gati për tu ballafaquar me gjitha sfidat dhe normalisht duke synuar fitore në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare paraqesim seriozitetin tonë për t’i dalë ballë menaxhimit me çdo institucion për të ndryshuar mentalitetin e udhëheqjes që kanë instaluar partitë në pushtetin aktual.
Unë personalisht i uroj punë të mbarë gjithë drejtorëve të sapo zgjedhur të departamenteve. Suksese dhe na priftë e mbara.
Ju faleminderit
Kryetari Lëvizjes BESA – Bilall Kasami