Kryeministri Kurti: Qeveria ndau 1.2 milion euro për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë kanë miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria ka ndarë edhe 650 mijë euro për zbatimin e masës 3.6 – mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – mbështetja e eksportit të pakos së ringjalljes ekonomike.

“Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet ‘Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren’ dhe ‘Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë’”, ka shkruar Kurti.