Mërgimtarët drejt Kosovës, kolonat në kufirin Kroaci-Serbi deri në 3 km të gjata
Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Kroaci-Serbi, ku gjenden shumë mërgimtarë që ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fund vitit.
Në grupin Marakli t’Kerreve, mërgimtarë që gjenden në rrugë, thonë se kolonat shkojnë deri në 3 kilometra.
Kolona të gjata ka edhe në kufirin Serbi-Kosovë.
Përkundër situatës së tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mërgimtarët edhe sivjet, janë duke vazhduar të udhëtojnë drejt Kosovës nëpërmjet Serbisë.