Abazoviq nderohet me titullin “Honoris Causa” në Tiranë, Rama: Urime të përzemërta, me admirim

Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është nderuar me titullin “Honoris Causa” në Tiranë.

Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton Albazone Media.

“Kënaqësi pjesëmarrja sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit Doctor Honoris Causa, kryeministrit Dritan Abazoviq dhe privilegj mundësia për të thënë disa fjalë rreth librit të tij, ‘Kritika e Etikës Globale’, i cili është një pasqyrë e dobishme për të kuptuar rrënjët e një fenomeni unikal politik si themeluesi i lëvizjes URA”, ka shkruar Rama në Facebook.

Abazoviq, pavarësisht kundërshtive brenda Malit të Zi, mendon që Ballkani i Hapur i shërben vendeve të rajonit.