Presidentja Osmani organizon Darkën e Lamës në kampin e Njësisë Speciale në Mitrovicë (Foto)

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar darkën e përvitshme të falënderimeve, “Darka e Lamës” në kampin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, “Enver Zymeri”, ish-Belvedere në Mitrovicë.

Postimi nga Presidentja Osmani:
Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.

Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë.