Dje Kodrën e Diellit e vizituan gati 10 mijë vetura

Shpërndaje

Fillimi sezonit të skijimit tërhoqi një numër të madh të skiatorëve dhe vizitorëve në Kodër të Diellit, prandaj për shkak të kësaj u krijuan kolona me automjete për ardhje dhe shkuarje nga qendra e skijimit. Një banor i Tetovës dëshmon se nuk kishte shkuar në Kodër të Diellit për shkak të asaj se shumë larg e kishte mundësinë që të linte veturën.

“Rreth orës 9 e 30 minuta mbërrita pesë kilometra në afërsi të Kodrës së Diellit. Policia nuk lejonte të vazhdohej për shkak se kishte shumë vetura dhe nuk kishte vend për parkim. Më thanë se mundet vetëm në këmbë të vazhdohet. Vendosa që të kthehem në shtëpi në Tetovë, sepse nuk doja që të ecja pesë kilometra me fëmijë të vegjël”, na njoftoi banori i Tetovës.

Nga policia vlerësojnë se kolonat dhe pritjet për ardhje dhe shkuarje janë rezultat i numrit të madh të veturave dhe parkingut jo të mjaftueshëm për to. Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë thotë se në prag të hapjes zyrtare të sezonit të ri të skijimit në Kodër të Diellit më 22 dhe 21 janar policia i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“SPB Tetovë plotësisht e mbuloi rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit me numër të rritur të policëve dhe veturave të policisë. Megjithatë, kapaciteti joadekuat i rrugës për numër aq të madh të veturave (vlerësohet prej 8 deri 10 mijë), në mënyrë shtesë e ngushtuar nga bora majtas dhe djathtas, e ulën rrjedhën e komunikacionit në këtë shtrirje. Përveç kësaj, evidente ishte edhe mungesa e hapësirës për parkim, ndërsa problem bënë edhe shumë vetura të lëna në vende jo adekuate, mungesa e durimit të shoferëve dhe sjellja jo e disiplinuar e një numri jo të vogël të shoferëve, me çka krijoheshin turma dhe qarkullim i ngadalësuar i veturave në njërën dhe tjetrën anë”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Javën e kaluar disa ditë kishte reshje të borës, prandaj u krijua shtresë e borës prej mbi 50 centimetra që të përgatiten shtigjet dhe të mund të skijohet. Skiatorët kanë rastin t’i shfrytëzojnë të gjithë katër skiliftet Shtegu 1 dhe Shtegu 2, Aeroport dhe GE si dhe teleferikët Shën Ilia, Ceripashina dhe teleferikun e ri me gjashtë ulëse