Ekskluzive: Të martën Edi Rama mbledh në Tiranë liderët e partive politike shiptare në RMV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të martën ka ftuar të gjithë liderët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në darkë festive.
Në darkën festive të Edi Ramës nuk pritet të bisedohet për problemet e Maqedonisë së Veriut, por do të jetë vetëm darkë e shtruar nga kryeministri pa asnjë agjendë tjetër.
Deri tani të gjithë liderët shqiptarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë darkë festive të kryeministrit Rama.
Ftesë për takim kanë marrë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i ASH-së, Arben Taravari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Që të katërt e kanë konfrimuar pjesëmarjen.