Granit Xhaka shpallet futbollisti i vitit në Zvicër
Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë të vitit 2022.
Xhaka vitin e kaluar kishte kapur shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren zvicerane, duke u bërë kështu një nga lojtarët e paktë që ka këtë shifër.
Ai poashtu ka pasur një vit fantastik me Arsenalin në edicionin e ri, ku është lider i Premierligës.
Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur sot atë si lojtarin zviceran më të mirë të vitit 2022.