Rajoni

Kurti: Buxheti për Ushtrinë më 2023 do të rritet për 20 për qind

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë vitit 2022 ka pasur dyfishim të buxhetit për Ushtrinë e Kosovës, krahasuar me një vit më parë.  Ndërsa më 2023 buxheti për ushtrinë rritet për 20 për qind.

Duke renditur, sipas tij, sukseset e Qeverisë që ai drejton gjatë vitit 2022, Kurit ka shkruar në Facebook se gjatë vitit që shkoi janë arritur marrëveshje bashkëpunimi me shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Ai ka përmendur edhe rekrutimet dhe trajnimet e ushtarëve të FSK-së.

“Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë; Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë; Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç; Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019”-ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Për këtë viti buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 123 milionë euro.

Gjithashtu Kurti ka shkruar se “Edukim në Siguri” do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore.